Policia jep detaje për 42 vjeçarin, i cili vdiq aksidentalisht sot gjatë ditës

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për 42 vjeçarin, i cili vdiq aksidentalisht sot gjatë ditës

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:04
Xh.Sadriaj

42 vjeçari, Xh.Sadriaj ka ndërruar jetë sot gjatë ditës, derisa aksidentalisht traktori i cili drejtonte është rrokullisur.

Plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të. Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.

“Aksident trafiku me fatalitet- i ndodhur me daten 29.01.2019 rreth ores 16:00. Në një rrugen lokale të fshatit Syrigan të Skënderajt, në aksident ishte i përfshirë në traktor, Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili duke lëvizur prapa me traktor del jashtë rruges rrokulliset dhe si pasojë e kësaj drejtuesi i traktorit i moshes rreth 42 vjecar, merr lëndime të rënda ku si pasojë e lëndimeve ndërron jetë në spitalin rajonal të Pejës, kurse pasagjeri në traktor peson lëndime trupore dhe i njejti pas tretmanit mjekësore në spitalin e Pejës lirohet në shtëpi”, bërë të ditur Avni Zahiti- zëdhënës i PK-së për rajonin e Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat