Suharekë, i dehuri shkakton aksident trafiku

Kronikë e zezë

Suharekë, i dehuri shkakton aksident trafiku

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:25
Ilustrim

Një person duke drejtuar veturën në gjendje të dehur, është aksidentuar mbrëmë në Suharekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat