Shpërthim me eksploziv në mobilieri, dy të arrestuar dy në kërkim

Kronikë e zezë

Shpërthim me eksploziv në mobilieri, dy të arrestuar dy në kërkim

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët janë dyshuar për shpërthim me eksploziv në mobileri në Nikël. Njërit prej të dyshuarve i është gjetur në banesë dhe sekuestruar edhe lëndë narkotike kanabis sativa.

Pas hetimeve intensive në pak orë, nga ana e uniformave blu, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilierinë e shtetasit E.C., ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale. Nën akuzën e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” u arrestuan D.Xh., dhe B.K.

Ndërkohë shtetasit B.K., gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy personave të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat