Shkodër/ Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha, në gjëndje të rëndë 49-vjeçari

Kronikë e zezë

Shkodër/ Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha, në gjëndje të rëndë 49-vjeçari

Më: 30 janar 2019 Në ora: 22:07
Ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin verior te Shkodërs, ku një makinë ka pëplasur një këmbësor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 49 vjeçar. Mësohet se i plagosuri është Kujtim Krosi, 49 vjeç. Burime bëjnë të ditur se ngjarja  ka ndodhur rreth orës 20.15 minuta në rrugën kryesore të qytetit në vendin e quajtur ‘5 katëshi me urë’. Mësohet se 50 vjeçari po kalonte rrugën në vijat e bardha ku, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka përplasur këmbësorin. Nga të dhënat paraprake mësohet se 49-vjeçari ka marrë dëmtime serioze dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat