Pogradec/ U largua pasi përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Pogradec/ U largua pasi përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 60-vjeçari

Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:25
Ilustrim

Një person është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradec . Sipas policisë mësohet se 38 –vjeçari me inicialet G.H, që po lëvizte si kalimtar në anë rrugës,  është aksidentuar rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti.

Mësohet se pas ngjarjes së ndodhur policia ka shoqëruar në komisariat 60-vjeçarin Maliq Purbollari, i cili mësohet po drejtonte automjetin  tip “Mercedes-Benz”, kur ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur 39-vjeçarin.  Mësohet se i plagosuri, është dërguar në Spitalin e Pogradecit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
M.P, 60 vjeç, banues në Pogradec.Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 30.01.2019, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka aksidentuar shtetasin G.H, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat