Plagosi 36-vjeçarin 1 vit më parë, pranga të riut në Librazhd

Kronikë e zezë

Plagosi 36-vjeçarin 1 vit më parë, pranga të riut në Librazhd

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:58
Ilustrim

Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Librazhdit.

I arrestuari është A.P., 32 vjeç, banues në Librazhd, i cili u ndalua këtë të mërkurë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Elbasanit, ka lëshuar urdhër ndalimi si i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

32-vjeçari akuzohet se më 30 tetor 2018, dyshohet se ka plagosur shtetasin E.K., 36 vjeç.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat