Vazhdon dhuna në familje, njëri rrah gruan e tjetri të dashurën

Kronikë e zezë

Vazhdon dhuna në familje, njëri rrah gruan e tjetri të dashurën

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:03
Ilustrim

Policia e Kosovës në raste të ndara ka raportuar për përdorimin e dhunës ndaj grave në dy qytete të Kosovës.

Në rastin e parë, në rrugën “Nëna Terezë” të Fushë Kosovës, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

Kurse, në rastin tjetër, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat