Një person është arrestuar në Mitrovicë, cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi e kishte sulmuar motrën e tij, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orët e mbrëmjes, njofton Policia.