Tragjedi në Shtime: 20 vjeçari i jep fund jetës në vendin e punës

Kronikë e zezë

Tragjedi në Shtime: 20 vjeçari i jep fund jetës në vendin e punës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një 20 vjeçar nga Komuna e Shtimes ka bërë vetëvrasje mëngjesin e së enjtes.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt. 

Nënkoloneli, Basri Shabani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Në mëngjes në komunën e Shtimës ka ndodhur një vetë varje me litar. Inicialet e të ndjerit janë L.H, ndërkaq, viktima është një 20 vjeçar”, deklaroi ai. 

Ai ka thënë se viktima ka qenë punëtor i një restoranti e në vend të punës e kanë gjetur të vdekur. 

Rasti ka ndodhur pasi që L.H kishte shkuar të hapte restorantin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat