Ngacmoi praktikanten e spitalit, ngritët aktakuzë

Kronikë e zezë

Ngacmoi praktikanten e spitalit, ngritët aktakuzë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, N.B., në vazhdimësi ngacmon të dëmtuarën S.M., në atë mënyrë që pasi e njëjta kishte filluar punën praktike në Spitalin Regjional të Pejës.

Edhe përkundër refuzimit të saj, i pandehuri në vazhdimësi i shkruan në telefon mesazhe me përmbajtje ngacmimi, dhe me datën 3 shtator të vitit që lamë pas, i pandehuri i shkruan edhe një letër me përmbajtje ngacmuese të cilën ia kishte dhënë dëshmitares A.K, për t’ia dërguar të dëmtuarës S.M., dhe pasi që kjo e fundit e kishte lexuar të njëjtën e kishte grisur, ndërsa me vonë e kishte raportuar rastin në polici.

Sipas prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat