Kapet pas 4 vjetësh i kërkuari për kultivim droge

Kronikë e zezë

Kapet pas 4 vjetësh i kërkuari për kultivim droge

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Policia e Lezhës ka ndaluar një 55-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në gusht të 2015, në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara  bimë narkotike cannabis sattiva.

Në pranga  u vu Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë

"Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga  Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale " Kultivim i bimëve narkotike", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat