Ishte dënuar me 6 vjet burg për drogë në Gjermani, 36-vjeçari kapet në Kapshticë - Bota Sot
Ishte dënuar me 6 vjet burg për drogë në Gjermani, 36-vjeçari kapet në Kapshticë

Kronikë e zezë

Ishte dënuar me 6 vjet burg për drogë në Gjermani, 36-vjeçari kapet në Kapshticë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Ilustrim

Një 36 vjeçar, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës për llogari të drejtësisë gjermane.

Arrestimi i shtetasit me iniciale  D. P u bë me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë ku edhe është dënuar me 6 vjet burg për krime që lidhen me drogën.

"Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar provizorisht shtetasi D. P., 36 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Greqi, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata Rajonale Hamburg, Gjermani, për veprën penale “Krime që lidhen me drogën".

Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat