U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga'

Kronikë e zezë

U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga'

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:38
Ilustrim

Pas arrestimit të 4 personave, që u kapën nën operacionin "Vollga" dy ditë më parë me 5.2 kg heroinë në Sauk, që vinte nga Maqedonia ne Shqipëri , Gjykata ka vendosur të lërë në burg 3 nga të arrestuarit  Besmir Dashi, Amir Troci, Nexhmi Uka, Alban Raita.

Gjykata e Durrësit lë në burg tre nga katër të arrestuarit nën operacionin “Vollga” ku u sekuestruan 5.2 kg heroinë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri me destinacionin qytetin bregdetar.

Operaiconi u finalizua në hyrje të Tiranës pranë rreth rrotullimit të Saukut pasi uniformat blu ndërhynë pas dyshimit për një dekonspirim.

Në pranga ranë Besmir Dashi, lindur e banues në Librazhd; Amir Troci, lindur në Dibër e banues në Kodër-Kamëz në Tiranë, Nexhmi Uka,, Alban Raita, të dy këta lindur në Dibër banues në Tiranë.  Ndërsa u sekuestruan së bashku me 5.2 kg heroinë edhe një sasi e konsiderueshme para cash në valutë dhe lek shqiptare si dhe 5 telefona celularë.

I vetmi që është lënë me masën detyrim paraqitje në këtë operacion është Alban Ratja i cili është ndaluar në banesë dhe jo në kushtet e flagracës, ndërsa tre të tjerët gjykata e Durrësit i la në burg.

Operacioni është zhvilluar disa ditë më parë në zonën e Saukut ku fillimisht u raportua për 10 kg heroinë të sekuestruara dhe për pesë persona të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat