Kokainë dhe marihuanë në shtëpi, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Kokainë dhe marihuanë në shtëpi, arrestohet një person

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 52.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë, një peshore, 189 tableta dontodent, 6 fishek të kalibrit 7.62 mm, dhe një fishek me mbishkrim SB 45 auto.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat