I humbur prej 9 ditësh, 63- vjeçari gjendet i pajetë

Kronikë e zezë

I humbur prej 9 ditësh, 63- vjeçari gjendet i pajetë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Policia shqiptare

Pasditen e sotme, në fshatin Adriatik të rrethit të Kurbinit, është gjetur një kufomë në një parcelë toke.

Policia e Kurbinit njofton se kufoma i përket shtetasit 63-vjeçar D.Sh., banues në qytetin e Mamurrasit. Ky i fundit ishte larguar nga shtëpia që më 25 janar dhe konsiderohej i humbur, pasi vuante dhe kurohej nga skleroza.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës dhe paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, por kufoma do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor, për të dalë më pas në një përfundim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat