Aksident në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:59
Shkodër

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur Shkodër.

Raportohet se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bahçallëk”, ku një motoçikletë është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat