Grabitje me armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Prishtinë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Bill Klinton’, në Prishtinë.

Sipas Policisë, në një lokal një person i panjohur me maskë, nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen dhe ka ik në drejtim të panjohur.

Në ikje e sipër i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vende ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe një maskë. Nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat