Këmbësori goditet nga makina, përfundon në spital

Kronikë e zezë

Këmbësori goditet nga makina, përfundon në spital

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Në fshatin Stapanicë të Malishevës raportohet se një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 18:20.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat