Shkel këmbësorin në Pejë, vetura largohet nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Shkel këmbësorin në Pejë, vetura largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Foto Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vitomericë të Pejës.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet ka goditur një këmbësor, përderisa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalë fare.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një automjet i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur këmbësorin mashkull K/Boshnjak. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës”, ka njoftuar policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat