Theret me thikë një person në Podujevë, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Podujevë, dërgohet në QKUK

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një person është therë me thikë në Podujevë, dhe i njëjti pasi është dërguar në Emergjencën e Podujevës, për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në QKUK.

Dëshmitarët bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 afër Spitalit në Podujevë.

Sipas të njëjtëve kanë qenë katër persona të cilët me një veturë i kanë dalë viktimës përballë, përderisa ai ishte me një femër.

Thuhet se ai ka pësuar gjakderdhje të madhe në qafë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat