Arrestohet i dyshuari që përmes mashtrimit i mori një viktime dhjetëmijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari që përmes mashtrimit i mori një viktime dhjetëmijë euro

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një preson, i cili dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim”, “Keqpërdorim të besimit” dhe “Fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara”.

Policia e Kosovës njofton se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas raportimit të një rasti në Polici me datë 28.01.2019 dhe marrjes së informacioneve relevante ku dyshohej për kryerje të disa veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim”, “Keqpërdorim i besimit” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” nga një person i dyshuar, ka ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për trajtimin e këtij rasti.

Pas zhvillimit intenziv të hetimeve policore përmes metodave më të avancuara dhe bastisjes në zyrën e të dyshuarit, Policia e Kosovës ka mbledhur informacione dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin dhe me datë 04.02.2019, me autorizim të prokurorit kompetent ka ftuar personin (I.R.) për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

“Personi i dyshuar mashkull/shqiptar/kosovar i lartpermendur me iniciale (I.R.), në cilësinë e Avokatit mbrojtës, dyshohet se i ka marrë viktimës femër/shqiptare/kosovare para në vlerë rreth 10,000.00€ (dhjetëmijë euro), kinse për ta mbrojtur për disa vepra penale për të cilat paraprakisht viktima e këtij rasti ka qenë e dyshuar. Pas realizimit të proceduarve të intervistimit nga Policia, të dyshuarit të lartëpermendur me vendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës njofton se është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim, që rastet që nderlidhen me krimin dhe korrupsionin të raportohen menjëherë tek organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat