Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë të derivateve në Hajvali.
Policia ka njoftuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Punonjësi në pikën e derivateve është lënduar nga kjo grabitje dhe pas kësaj ka marrë një tretman mjekësor.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës-revole, ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e shqetësimit ankuesi ka marrë tretman mjekësor. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.