I dënuar në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë

Kronikë e zezë

I dënuar në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar. Kasem Piluri rezulton të jetë i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

57-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin Kasem Piluri, me banim në Tepelenë.

K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë veprimet e tjera proceduriale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat