Shfrytëzoi seksualisht të miturën, 1 muaj paraburgim - Bota Sot
Shfrytëzoi seksualisht të miturën, 1 muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Shfrytëzoi seksualisht të miturën, 1 muaj paraburgim

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit F. V.

I mituri dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare.

“Me këto veprime i mituri F. V., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.  

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë prej 10 deri 20 vite burgim, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...