Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Nga: Z.B. Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, para shtëpisë së tij në rrugën “Qajkovski” në Prishtinë. Sipas policisë viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje, përcjell Bota Sot

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:30 pas mesnate.

“Viktima mashkull K/Shqiptar afër shtëpisë së tij në rrugë, është gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe mjeku, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Afër trupit të viktimës është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat