Edhe një rast i abuzimit me të mitur në Kosovë, policia arreston një person në Pejë

Kronikë e zezë

Edhe një rast i abuzimit me të mitur në Kosovë, policia arreston një person në Pejë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Në Prishtinë sot do të protestohet për rastin e abuzimit të 16 vjeçares në Drenas.

Mirëpo, ky rast nuk po del të jetë i vetmi i cili ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Breskovik të Pejës është arrestuar një mashkull me kombësi shqiptare.

I njëjti dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht viktimën femër të komunitetit rom.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat