Arrestohet një person për kanosje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Ilustrim

Një person është arrestuar sot rreth orës 13:00 në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se ka kanosur një qytetar, ndërsa në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar nga policia një armë e llojit pistoletë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se pas deklaratës së një ankuesi i cili ka paraqitur rastin në polici, pjesëtarët e policisë kanë arritur që pas pesë minutave ta arrestojnë të dyshuarin. “Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’”, ka thënë Zahiti. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat