Ndodh edhe kjo në Shqipëri, Elsa kap me shqelma e fshesë burrin në sy të fëmijës - Bota Sot
Ndodh edhe kjo në Shqipëri, Elsa kap me shqelma e fshesë burrin në sy të fëmijës

Kronikë e zezë

Ndodh edhe kjo në Shqipëri, Elsa kap me shqelma e fshesë burrin në sy të fëmijës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:31
Gruaja e rrahe burrin

Një rast i paprecedent dhune ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ditën e sotme. Burri është dhu.nuar barbarisht nga bashkëshortja e tij, por më e keqja është se çdo gjest e bën para syve të fëmijës së tyre.

Gruaja e quajtur Elsa, gju.an me shkelma dhe me fshesë bashkëshortin e vet, i cili nuk reagon ndaj goditjeve të saj. Ai madje i pafuqishëm shtrihet përtokë, njëra atlete i del nga këmbët, ndërkohë që gruaja e vet përveçse i bërtet, i thotë edhe të ngrihet në këmbë, më shumë për ta vënë në sedër ndaj personave që po e shihnin dhe po e filmonin.

Fëmija i tyre, i cili mund të jetë afërsisht 4 ose 5 vjeç, qesh kur sheh të ëmën duke rrahur babain e vet. Mesa duket kjo skenë nuk ka ndodhur për herë të parë mes prindërve të tij. Janë komshiet që e kritikojnë Elsën, ku i thonë të mos e godasë më. Gjithashtu i thonë ta lërë të ngrihet avash-avash për të shkuar në shtëpi.

Bashkëshortja e revoltuar kurrsesi nuk i dëgjon fqinjët. Ajo e kap nga jaka e xhupit dhe me dhunë e fut në pallat, ku si duket kanë edhe shtëpinë.

Djemtë të cilët kanë bërë edhe videon, nuk e ndihmojnë burrin e dhunuar për ta laguar nga bashkëshortja. Përkundrazi ata bëjnë sehir dhe qeshin ndaj gjesteve të dhimbshme të një gruaje të inatosur ndaj burrit.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...