Tërhiqte para duke u prezantuar rrejshëm

Kronikë e zezë

Tërhiqte para duke u prezantuar rrejshëm

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti duke u prezantuar rrejshëm ka arritur që ta mashtrojë një person, që përmes Western-Union t’ia dërgoj 1000 € para të gatshme, të cilat i dyshuari i ka tërhequr me dokument të falsifikuar.

Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë intervistimit i dyshuari po ashtu deklaron se ka bërë edhe gjashtë tërheqje në të njëjtën mënyrë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat