Në Mitrovicë arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale - Bota Sot
Në Mitrovicë arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale

Kronikë e zezë

Në Mitrovicë arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale

Nga: F.B Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Pas një hetimi të mirëfilltë hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.

Arrestimi i të dyshuarit SH.B. 32 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘dëmtim i pasurisë’ që ishin raportuar javë më parë brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...