Dy vdekje të dyshimta brenda ditës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy vdekje të dyshimta brenda ditës në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Dje në Prishtinë brenda ditës janë gjetur dy persona të vdekur në vende dhe kohë të ndryshme e që po cilësohen si vdekje të dyshimta.

Rreth orës 01:50 raportohet se viktima femër është gjetur e shtrirë në rrugë pa shenja jete, vdekjen e së cilës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Rastit ju kanë përgjigjur njesitë relevante policore si dhe prokurori i shtetit.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Gjithashtu në ora 9:14, në rrugën Bill Klinton raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion, derisa rasti po hetohet ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat