Rrahje mes vëllezërve dhe kunatës, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Rrahje mes vëllezërve dhe kunatës, arrestohet një person

Nga: Z.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:13
Ilustrim

Sipas raportit të policisë thuhet se një person është arrestuar në Viti, i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar bashkëshorten e tij – viktimën femër, përcjell Bota sot.

Në rast ishte përfshirë edhe i dyshuari mashkull K/Shqiptar vëllai i viktimës, i cili e kishte sulmuar të dyshuarin e parë.

Të tre personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit i dyshuari i parë me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat