I gjendet marihuanë në shtëpi, arrestohet një person

Kronikë e zezë

I gjendet marihuanë në shtëpi, arrestohet një person

Nga: Z.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë, psi që në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 19.13 gramë, 3 pako rizlla dhe një celular.

Në raportin e policisë thuhet se si të dyshuar janë arrestuar edhe dy meshkuj K/Romë dhe një mashkull K/Shqiptar, pasi që të njëjtit janë zënë duke blerë substancë narkotike nga i dyshuari, përcjell Bota sot.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë është dërguar në mbajte, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat