Plagoset një i ri në Prishtinë, autori ikën nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Plagoset një i ri në Prishtinë, autori ikën nga vendi i ngjarjes

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:44
Ilustrim

Rreth orës 15.30 në rrugën “Ali Kelmendi” në kryeqytet ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast nga Policia e Kosovës konfirmohet për një të plagosur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një 27-vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit.

“Personi është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat