Makina e lë të vdekur në vend kalimtarin shqiptar, shoferi zhduket!

Kronikë e zezë

Makina e lë të vdekur në vend kalimtarin shqiptar, shoferi zhduket!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 20:21
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të prokurorisë së Kavajës.

Si pasojë e incidentit një kalimtar ka mbetur i vdekur. Qytetari është goditur nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën. Viktima, ende e paidentifikuar, ka vdekur në vend. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat