Persona të panjohur vjedhin 200 fishekë në Prizren

Kronikë e zezë

Persona të panjohur vjedhin 200 fishekë në Prizren

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një armë gjuetie me leje dhe 200 fishekë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 20.05, në rrugën “Gjalica”, thuhet në raportin e sotëm të rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat