I rrahin për një kabllo rryme, i bëjnë për spital

Kronikë e zezë

I rrahin për një kabllo rryme, i bëjnë për spital

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona, një mashkull dhe një femër e mitur kanë marrë lëndime, pasi janë rrahur nga katër persona të tjerë si pasojë e një mos marrëveshjeje për një kabllo të rrymës në Vitomiricë të Pejës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 17.00 dhe personat e lënduar me këtë rast kanë marrë tretman mjekësor, derisa katër personat e  dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy prej tyre dërgohen në qendrën e mbajtjes, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat