Kapet shtetasi i Kosovës i dënuar për terrorizëm, tentoi të ikë me pasaportë false - Bota Sot
Kapet shtetasi i Kosovës i dënuar për terrorizëm, tentoi të ikë me pasaportë false

Kronikë e zezë

Kapet shtetasi i Kosovës i dënuar për terrorizëm, tentoi të ikë me pasaportë false

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:03
Porti

Një 32-vjeçar nga Kosova ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifikuar, por është ndaluar nga forcat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Portin e Vlorës, përmes të cilit shtetasi F.D. nga Kosova ka tentuar të largohet nga Shqipëria, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar maqedonase, të lëshuar vitin e kaluar.

Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Qarkut të Vlorës e arrestuan në flagrancë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore të Kosovës. Verifikimet u bënë nga zyra qendrore kombëtare e Interpol Tiranës.

Ndaj të ndaluarit ka një vendim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, që e dënon atë me “arrest me burg” për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat