Del video e plagosjes në Prishtinë, shikojeni si qëllohet viktima me revole

Kronikë e zezë

Del video e plagosjes në Prishtinë, shikojeni si qëllohet viktima me revole

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:35
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri kishte ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Ali Kelmendi” në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Mediat kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura afër vendit të ngjarjes.

Aty shihen disa persona teksa përleshen mesveti dhe njëri prej tyre nxjerr revolen dhe qëllon viktimën.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se rasti i plagosjes ka ndodhur të martën në orën 15 e 34.

“Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të panjohur njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri-revole me ç’rast e ka plagosur atë në pjesën e këmbës, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, kanë deklaruar në Policinë e Kosovës.

I plagosuri nga njësiti i emergjencës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe po punohet në identifikimin e personave të dyshuar. Me vendimin e prokurorit është iniciuar rasti dhe i njëjti mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat