Deklaroi rrejshëm se i kishin marrë paratë - Bota Sot
Deklaroi rrejshëm se i kishin marrë paratë

Kronikë e zezë

Deklaroi rrejshëm se i kishin marrë paratë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:12
Ilustrim

Policia e Kosovës në Istog ka vërtetuar se personi me inicialet E.U, ka deklaruar rrjeshëm se përderisa ishte duke e mbyllur lokalin e tij ‘ bastore sportive’ një person i pa njohur e kishte goditur, me ç’rast nga viktima E.U. kanë marrë 877.00 euro.

Sipas Policisë, përmes telefonit shtetasi shqiptar i Kosovës E.U. (1996) kishte njoftuar policinë se më datë 12 shkurt rreth orës 05:30 në fshatin Kaliqan të komunës së Istogut.    

“Njësitet përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore. Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit e stacionit policor Istog, është vërtetuar- zbuluar se personi E.U. ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’. I njëjti gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se shumën e parave të cekura, i kishte humbur duke luajtur në sistemin e lojërave të fatit dhe nuk i kishte marrë askush. I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Vjedhje e rëndë’, tani është i dyshuar  për veprën penale ‘ Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...