Arrestohet falsifikuesi i parave, i sekuestrohen rreth 40 mijë euro dhe vetura

Kronikë e zezë

Arrestohet falsifikuesi i parave, i sekuestrohen rreth 40 mijë euro dhe vetura

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 08:49
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, njofton se mbrëmë (14 shkurt 2019),rreth orës 18:30, në komunën e Klinës, pas zbatimit të masave të fshehta hetimore, është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari I.S., për shkak të dyshimit se i kishte për të kryer veprën penale “Falsifikimi parasë”, nga neni 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krimeve të Rënda, ka marr aktvendim që i dyshuari I.S të mbahet në ndalim 48 orësh, dhe të njëjtit i janë sekuestruar rreth 40 (dyzet) mijë  euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe një veturë e tipit “Volkswagen”. 

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore e Pejës sot  do marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor do parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat