Kërkohet paraburgim për hajdutin e biçikletave

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për hajdutin e biçikletave

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:43
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurin Sh. K., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 24 herë ka kryer veprën penale” vjedhje”.

I pandehuri sipas njoftimit të Prokururisë,  dyshohet që ka kryer 24 vjedhje të biçikletave në data, dhe lokacione të ndryshme dhe sipas deklaratave të dëmtuarve dëmi material që iu ka shkaktuar arrin shumën e 5. 085 (pesëmijetetëdhjetepesë) euro.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat