Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e ther me thikë viktimën mashkull.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.