Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit A. I.

Kronikë e zezë

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit A. I.

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit A. I.

Sipas komunikatës së gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15 shkurt, rruga “Dëshmorët” në Komunën e Vitisë, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë, tek i mitur është gjetur një sasi prej 264,6 gramë substanca narkotike të llojit “marihuanë”.

“Me këto veprime i mituri ka kryer veprën penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga Kodi Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit. I njëjti vetëm një ditë pasi ka mbajtur masën e paraburgimit dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ka përsëritur veprën e njëjtë”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat