Arrestohet personi që shpërndau materiale me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që shpërndau materiale me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, nën dyshimet që ka kryer krime kibernetike.

Policia njoftoi se i dyshuari ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale  elektronike me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë.

“Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike ka zbatuar një urdhër–kontroll të lëshuar nga gjykata, lidhur me një rast ku dyshohet se personi i dyshuar mashkull K/Shqiptar, ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale  elektronike me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë”, njoftoi Policia e Kosova.

Gjatë kontrollit në cilësinë e provave janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuterike dhe dy USB.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është hapur për “krime kibernetike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat