Kapen falsifikatorët e parave

Kronikë e zezë

Kapen falsifikatorët e parave

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Klinë, për shkak të falsifikimit të parave dhe hedhjes së tyre në qarkullim.

Gjatë një operacioni policor të zhvilluar më 14 shkurt, në ora 18.00, janë sekuestruar 393 copë kartëmonedha prej 100 euro të falsifikuara.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve si dëshmi materiale janë konfiskuar edhe 2 telefona dhe një veturë. 

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat