Policia jep detaje për shpërthimin në veri të Mitrovicës - Bota Sot
Policia jep detaje për shpërthimin në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për shpërthimin në veri të Mitrovicës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur në shpërthim.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Besim Hoti, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës.

Hoti ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar

“ Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti për lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet as caku i sulmit dhe as kryerësit siç tha ai, të këtij akti kriminal, pasi që hetimi është na fazat fillestare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...