20-vjeçari shqiptar vrau të atin, zbulohet arsyeja e frikshme - Bota Sot
20-vjeçari shqiptar vrau të atin, zbulohet arsyeja e frikshme

Kronikë e zezë

20-vjeçari shqiptar vrau të atin, zbulohet arsyeja e frikshme

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:04
Policia greke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Selanikut në Greqi, ku pas një sherri një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa mediat greke raportojnë se ka qenë djali i tij ai që ka vrarë të atin.

Policia mësohet se e ka shoqëruar 20-vjeçarin, i cili e ka pranuar krimin e rëndë, ndërsa ka shtuar se ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme të të atit mbi të.

‘’Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje e sipër, babai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme mbi mua”, mësohet që të jetë shprehur i riu.

48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i shtrirë në tokë në një park i mbuluar nga gjaku. Ai kishte plagë të shumta në trup.

Hetuesit thonë se për këtë ngjarje kanë një dëshmitare kyç. Ajo është një grua shqiptare, e cila pretendon se ka parë të gjithë skenën çfarë ndodhi mes viktimës dhe djalit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...