Digjen edhe dy vetura të tjera në veri të Mitrovicës - Bota Sot
Digjen edhe dy vetura të tjera në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Digjen edhe dy vetura të tjera në veri të Mitrovicës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Një automjet “Audi 80”, ngjyrë e bardhë, me targa KM, është kapluar nga flaket derisa ishte ne lëvizje, ndërsa vozitësi ka ikur nga automjeti për shkaqe të sigurisë.

Nga flakët e është kapluar edhe një automjet tjetër ‘Reno Twingo” me targa 02, që ka qenë i parkuar afër veturës së përfshirë nga flakët.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, në rrugën “Kral Petar”, në veri të Mitrovicës.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin.

Dyshohet se shkaktar i zjarrit është instalimi elektrik në automjet dhe nuk ka elemente të veprës penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...