Kapet me 4 kg drogë/ Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Romë - Bota Sot
Kapet me 4 kg drogë/ Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Romë

Kronikë e zezë

Kapet me 4 kg drogë/ Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Romë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Karabinierët e njësisë lëvizëse të zonës së Pariolit në Romë kanë venë në pranga një 31-vjeçar shqiptar pasi i janë gjetur 4 kg marihuanë, e ndarë në doza të vogla.

Gjatë kontrolleve në zonë, policia vuri re shqiptarin me një qëndrim të dyshimtë, duke folur me disa qytetarë të kombësisë nigeriane. Në këtë mënyrë, hetuesit vendosën të ndiqnin lëvizjet,të cilat përfunduan në Prenestina, ku shqiptari erdhi me një çantë duke e tërhequr.

Gjatë kontrollit, brenda bagazhit u gjetën 4 kg marihuanë e ndarë në disa pako.

Policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe lidhjet e mundshme të shqiptarit, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur, me grupe të tjera kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...